Lideri në cilësine e derivateve, HIB Petrol, sjell edhe një risi për konsumatorët e vet.

Tanimë në të gjitha pikat e HIB Petrol mund të gjeni derivatet me cilësi të lartë të gjigantit botëror SHELL.

Nafta (Euro Diesel 10PPM) dhe benzina (Super Unleaded 100RON) janë dy produktet që HIB Petrol i ka sjellur ekskluzivisht në Kosovë për konsumatorët e tij.

Derivatet SHELL V-power janë të krijuara në laboratoret më cilësore duke përdorur teknologjinë e reduktimit të friksionit në motorin e veturave.

Kjo mundëson që derivatet të lëvizin me lehtësi nëpër motor falë substancave lubrifikuese duke rritur fuqinë e motorit, zvogëluar fërkimin dhe njëkohësisht duke ndihmuar pastrimin e motorit nga mbetjet.