Vetëm HIB Petrol, që drejtohet nga Ibrahim Bucaliu, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës derdhi në buxhetin e Kosovë mbi 75 milionë euro dhe del të jetë taksapaguesi më i madh në vend.

Kjo kompani e derivative, sikur edhe një vit më parë, u prinë top 10 importuesve më të mëdhenjtë për vitin 2017.

Gjithashtu, duhet theksuar se për kompaninë HIB Petrol tashmë kjo është bërë një traditë, pasi viteve të fundit, ajo vazhdon të jetë në krye të listës së tatimpaguesve më të mëdhenjtë në vend.

Kompania HIB Petrol në vitin e kaluar po ashtu ishte shpallur tatim paguesi më i madhe, duke derdhur në arkën e shtetit mbi 60 milionë euro.