HIB Petrol’ është kompani që mirret me transportin dhe shitjen e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Fillet e kompanisë datojnë qysh prej vitit 1992 kur HIB Petrol filloi biznesin lokal në qytetin e Ferizajit me një stacion të vogël të derivateve në kuadër të së cilit funksiononte edhe marketi dhe restauranti, më pas falë përkushtimit dhe punës së palodhshme ndër vite kemi arritur të jemi prezent në 13 pika të shitjes në 10 qytete të Kosovës dhe të kemi rreth 770 individ si staf punues.
Produkte dhe shërbime cilësore, përgjegjësi sociale dhe integirteti, janë virtytet themelore të filozofisë tonë korporative të cilat na kanë bërë që sot të gëzojmë suksesin e një lideri në tregun e kësaj natyre. Puna në një treg sfidues jo gjithmonë është e lehtë arsye për të cilat HIB Petrol ka vendosur standarde të larta të cilësis, performancës dhe sjelljes etike biznesore. Principet e kompanisë tonë bazohen në promovimin e besimit, punës në ekip si dhe profesionalizmit.
Besojmë fuqishëm se kualiteti nuk është luks por e drejtë fundamentale andaj ndër vite jemi munduar të sjellim derviatet me kualitetin më të lartë të cilësisë duke testuar naftën e importuar në laboratorët me standardet me të larta të autorizuara për shërbime të kësaj natyre. Strategjia e furnizimit me zero gabime është definuar në Manualin e Cilësisë kornizë nën të cilën HIB Petrol operon. Përveq Manualit të Cilësisë HIB Petrol operon brenda kornizave të standardit ISO 9001 për menaxhimin e cilësisë, si dhe ISO -14001 për menaxhim mjedisorë.
Dëshira dhe vullneti për produkte cilësore na ka shtyer në lidhjen e kontrata me gjigand botërorë për importin dhe shitjen e derivateve Unleaded 100 RON Power, Euro Super 95, Euro Diesel 10 PPM, Euro Diesel 10 PPM Power.

HIB Petrol po ashtu ka zhvilluar edhe projektin për “Rishiqim social dhe të ambientit” nga IFC dhe në kuadër të këtij projekti jemi pajisur me çertifikatën e Standardit OHAS – 18001 për “Sistemin e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë Profesionale”.

Si kompani me natyrë të punës profitabile HIB Petrol ka një qasje afariste që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomiko-shoqërorë duke zvogëluar numrin e të papunëve në Kosovë dhe duke ofruar mbështetje financiare komunitetit lokal për aktivitete sportive p.sh. ekipit të futbollit të Ferizajit si dhe ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës.

Puna e palodhshme ndër vite është shpërblyer disa herë, përveq besimit të pafund nga klientët tonë HIB Petrol është shpallur për tri vite rradhazi si taksapaguesi më i madh në Republikën e Kosovës. Përkitazi kësaj kemi fituar mirënjohje dhe çmime të ndryshme përfshirë këtu QUDAL-çmimi për cilësi dhe TUV- çertifikimin për inspektim teknik. Jemi licencuar nga MTI (Ministria e tregëtisë dhe industrisë) për importin dhe shitje e derivateve me shumicë dhe pakicë si dhe jemi të antarësuar në Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Amerikane dhe Odën Gjermane. Përveq kësaj kemi arritur të bëjmë partneritet me institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare siç janë: Banka Botërore, Ambasada Amerikane, Ambasada Bulgare, Ambasada Norvegjeze, Ambasada Qeke, Ambasada Turke, Ambasada e Malit të Zi, B.L Halbert INT, International Management Group, Këshilli I Europës, OSCE, UN FAO, UN HABITAT, UN WOMEN, UNDP, UNHCR, UNICEF, UNMIK, UNOPS, USAID, WFWI, World Health Organization, Kuvendi i Kosovës, komisioni qendror i zgjedhjeve, zyra e kryeministrit, zyra e presidentit, dogana e Kosovës, policia e Kosovës, agjensioni i intelegjencës së Kosovës, zyra e auditorit të përgjithshëm, Trainkos, Banka Qëndrore, TEB Bank, Procredit Bank, shërbimi korrektues i Kosovës, prokuroria e Kosovës, KEDS, agjensioni Kosovar për privatizim, agjensioni Kosovar i konkurencës, ATK, BPB, Caritas Kosova, Caritas Kosova, FINCA, etj.