Misioni i HIB Petrol është që të ofrojmë derivate cilësore të naftës, profesionalizëm dhe korrektësi në shërbime gjithnjë duke ruajtur shëndetin e njerëzve dhe ambientin në të cilin operojmë. Që të mbështesim njerëzit dhe të investojmë vazhdimisht në ekoniminë e Kosovës duke rritur numrin e të punësuarve dhe duke mbështetur furnizuesit lokal. Të mbështesim iniciativat dhe organizatat lokale të përzgjedhura me kujdes që ndihmojnë në ndërtimin e udhëheqësve te ardhshëm përmes edukimit dhe sportit.

Për të përmbushur këtë mision ne synojmë që të:

  • Mbrojmë njerëzit dhe ambientin në çdo veprim që bëjmë
  • Motivojmë puntorët tonë për të punuar së bashku dhe vazhdimisht të përmirësojmë performancën
  • Kuptojmë-takojmë pritjet dhe nevojat e klientëve tanë
  • Përdorim procese dhe teknologji efektive
  • Duke qenë qytetarë të mirë korporativ që ofrojnë mundësi punësimi si dhe përkrahë komunitetin në të cilin jetojmë dhe veprojmë.