HIB Petrol

m3HIB Petrol bën shitjen dhe transportin e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kemi të punësuar mbi 600 punonjës në 7 qytete të Kosovës.

HIB Petrol iu siguron klientëve cilësi, duke testuar naftën e importuar në laboratorë me standardet më të larta dhe të autorizuar për shërbime. Besojmë fuqishëm që kualiteti nuk është luks, por është e drejtë fundamentale e klientëve, andaj synimi ynë është të dallohemi nga konkurrentët me cilësinë e produkteve, me shërbimet cilësore ndaj konsumatorit dhe me integritet të lartë të kompanisë.

 

Misioni

m1Misioni i kompanisë është të ofrojë derivate cilësore të naftës, profesionalizëm dhe korrektësi në shërbime, gjithnjë duke ruajtur shëndetin e njerëzve dhe ambientin.

Ne jemi të përkushtuar të bëhemi liderë në industrinë tonë, të rrisim shkallën e punësimit në Kosovë dhe të mbajmë përgjegjësi të plotë për shërbimet e ofruara në treg.

 

Vizioni

m2Kompania jonë ka për synim zgjerimin e rrjetit brenda Kosovës dhe në vendet e rajonit. Hapja e stacioneve të reja në vendet ku HIB Petrol ende nuk operon synohet të arrihet në vitet në vazhdim. HIB Petrol ka në pronësi deponitë me kapacitet prej 5500 m3 për deponimin e derivateve.

Kompania jonë do të vazhdojë t’iu ofrojë shërbime kualitative konsumatorëve, gjë që na dallon nga ofertat e tjera në treg. Punonjësit tanë kanë rol kryesor në arritjen e objektivave të kompanisë, pasi që ne besojmë se stafi profesional dhe i përkushtuar në punë është çelësi i suksesit të kompanisë sonë.

 

ENVIRONMENTAL AND SOCIAL REVIEW SUMMARY (ESRS) PROJEKTI: HIB PETROL

Kjo Përmbledhje Mjedisor dhe Social Rishikimi (ESRS) është përgatitur dhe shpërndarë përpara Bordit IFC të shqyrtimit të transaksionit të propozuar Drejtorëve. Qëllimi i tij është për të rritur transparencën e aktiviteteve të IFC-së, dhe ky dokument nuk duhet të interpretohen si prezumuar rezultatin e Bordit të vendimit të drejtorit. Datat e Bordit janë vetëm vlerësime. Dokumentacioni i cili është i bashkangjitur në këtë ESRS është përgatitur nga sponsori i projektit dhe autorizimi është dhënë për lirimin publik. IFC ka shqyrtuar këtë dokumentacion dhe mendon se ajo është e cilësisë adekuate që do të dalë në publik, por nuk miraton përmbajtjen. KLIKO PËR TË LEXUAR DEKLARATËN E PLOTË

DEKLARATA E POLITIKËS SË CILËSISË

m3Filozofia e cilësisë në HIB PETROL është e bazuar në konceptin e furnizimit të klientëve tanë me produkte cilësore përmes strategjisë e cila ka për qellim zero gabime në furnizim, deponim dhe shitje të naftës dhe derivateve të saj. KLIKO PËR TË LEXUAR DEKLARATËN E PLOTË