Derivate

HIB Petrol bënë shtijen me shumicë dhe pakicë të e Euro Diesel 10PPM Power, Euro Diesel 10PPM, Super Unleaded 100RON Power, Benizne Euro Super 95 si dhe Plin (Gas).

Në kuadër të furnizimit me pakicë e kemi të zhvilluar një softuer të specializuar për furnizime voucher përmes së cilit vetëm puntorët e autorizuar nga kompanitë e kontraktuara nga ne kanë mundësi të furnizohen me naftë gjatë tërë muajit. Shpenzimet e faturimit ngarkohen përmes kartelës së klientit (voucherit) ndërsa faturimi bëhet në fund të muaji. Përgjegjës për identifikimin e të dhënave janë shitësit në pompë.

Depoja e derivateve ne fshatin Bablak është hapur në vitin 2003 dhe është njëra ndër depot më të mëdha në Kosovë. Kapacitetet e kësaj depoje janë 6000 m3 për derivatet e bardha dhe 500 m3 për gaz natyror. Edhe ky investim është në linjë më vizionin tonë për të pasur një rol udhëheqës në sektorin e derivateve në Kosovë.

Restaurante

Restaurantet e HIB Petrol ofrojnë varitet ushqimesh duke filluar nga kuzhina tradicionale shqipëtare me ndikime të kuzhinës europiane. Enët janë të dizajnuara me përpikmëri dhe janë plotësuar me koktej dhe pije të ndryshme të shërbyera në një ambient të ngrohtë që mirëpret musafirët 24/7.

Qëllimi jonë është që të jemi një vend i përshtatshëm rekreacioni për vizitorët tonë jo vetëm stacion për furnizim me derivate.

Markete

Pranë stacioneve të derivateve të HIB Petrol gjinden edhe marketet të cilat ofrojnë produkte të ndryshme ushqimore, higjienike, si dhe produkte për mirëmbajten e veturave. Disa nga këto produkte janë: vajërat antifriz, aditivët, shampon për xhama, fshesa për xhama, AD Blue, bateria, aroma nga brendet më të njohura botërore si: Castrol, Shell Helix, Wurth, Motorex, Valvoline, Ina, Goodyear, Abro, AD Blue, etj.

Krahas shërbimeve të tjera në marketet e HIB Petrol ofrohen edhe mbushje Top-Up të Ipko dhe Vala. Koha e klientëve tanë është e çmuar prandaj ne ofrojmë të gjitha shërbimet në një vend dhe në të njejtën kohë.

Autolarje

Varësisht nga kërkesat e klientëve autolarjet ofrojnë këto shërbime:

  • Larje express (pa shampon)
  • Larje e jashtëme (me shampon)
  • Larje e brendshme (vetëm brenda)
  • Larje e tërësishme brenda dhe jashtë.

Përveq larjeve klasike në HIB Fushë Kosovë funksionon edhe Autolarja automatike në të cilën bëhet pastrimi i jashtëm i veturës në mënyrë automatike.