sq
Ferizaj 1
Ferizaj 1
Ferizaj 2
Ferizaj 3
Bibaj - Ferizaj 4
Çagllavice
Lipjan 1
Lipjan 2
Fushë Kosovë
Komoran
Prizren
Prizren 2
Mitrovicë
Shkabaj
Podujevë
Gjilan
Pejë
Viti
Deponia Bablak
Drejtoria
Pika : 049 780 009 - Restoranti : 044 666 999 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Talinoc i Muhaxherëve, Magj. Ferizaj-Prishtine
Pika : 049 188 444 - Restoranti : 044 105 505 E hëne - E diel 24/7 Rr. Brahim Ademi
Pika : 049 153 999 - Restoranti : 044 190 666 E hëne - E diel 24/7 Rr. Driton Islami
Pika : 049 949 666 - Restoranti : 044 571 666 E hëne - E diel 24/7 Magj. Ferizaj Gjilan, Fshati i Vjetër
Pika : 049 628 888 - Restoranti : 044 121 333 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Preoc, Magj. Prishtine-Ferizaj
Pika : 049 432 000 - Restoranti : 044 101 999 E hëne - E diel 24/7 Magj. Ferizaj-Prishtine, Llapnaselle
Pika : 049 780 025 - Restoranti : 044 109 099 E hëne - E diel 24/7 Magj. Prishtine-Ferizaj, Llapnaselle
Pika : 049 152 333 - Restoranti : 049 341 111 E hëne - E diel 24/7 Bresje, Fushe Kosovë
Pika : 049 153 555 - Restoranti : 044 106 606 E hëne - E diel 24/7 Komoran, Drenas
Pika : 049 153 666 - Restoranti : 044 140 333 E hëne - E diel 24/7 Rr. e Tiranës, Zona Industriale
Pika : 049 137 555 - Restoranti : 044 990 019 E hëne - E diel 24/7 Rr. Uke Bytyqi, Prizren
Pika : 049 152 444 - Restoranti : 044 170 666 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Shupkovc, Magj. Prishtine-Mitrovicë
Pika : 044 522 111 - Restoranti : 049 949 555 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Shkabaj, Magj. Prishtinë-Mitrovicë
Pika : 049 949 333 - Restoranti : 044 666 135 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Llapashtice e Poshtme, Magj. Podujevë-Prishtinë
Pika : 049 154 999 - Restoranti : 044 408 888 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Shillovë
Pika : 049 949 444 - Restoranti : 044 666 143 E hëne - E diel 24/7 Rr. Zahir Pajaziti
Pika : 049 192 777 - Restoranti : 044 108 222 E hëne - E diel 24/7 Rr. Rexhep Bislimi, Viti
049 780 022 E hëne - E shtune, 07:00 - 19:00 Fsh. Bablak
+383 38 777 777 E hëne - E premte, 08:00 - 16:00 Fsh. Preoc, Magj. Prishtinë-Ferizaj, Çagllavicë
Çertifikuar
ISO 9001
Çertifikuar
ISO -14001
Më e mira
1# në Kosovë
Mëso më shumë

HIB Petrol reagon ndaj AKK-së: Po na ndëshkoni në kohë krize, pa fakte

Në kohën më të vështirë për ekonominë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me mision shkatërrues ndaj tatimpaguesit më të madh në Kosovë dhe kompanive tjera në industri.

Prishtinë, 7 maj 2020

Sot, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) e ka njoftuar korporatën HIB Petrol lidhur me një vendim skajshmërisht jo-serioz dhe me mision shkatërrues ndaj korporatës HIB, përmes të cilit synon ta ndëshkojë korporatën HIB me 3% të totalit të hyrave gjashtëmujore të vitit 2018, me pretendimin e ç’rregullimit të konkurrencës tregtare për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, të cilin në asnjë rast nuk ka arritur ta faktojë.

Në periudhën e njëjtë kur në vendet e rajonit dhe të gjithë botës, shtetet po bëjnë stimulime të mëdha financiare për shpëtimin e domodoshëm ekonomik, posaçërisht ndaj tatimpguesve të mëdhenj, si interes strategjik për ekonominë e tyre vendore, në Kosovë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka vendosur ta bëjë saktësisht të kundërtën – duke marrë vendim për ndëshkimin e tatimpaguesit më të madh vendor, korporatës HIB, me 3% të totalit të të hyrave për 6 (gjashtë) mujorin e vitit 2018, pa asnjë dëshmi të vetme, por duke u bazuar kryesisht në siç thuhet; “shqetësimet e ngritura nga opinioni publik, përmes mediave dhe shoqërisë civile”. Në vendimin e njëjtë, AKK poashtu thotë se HIB Petrol nuk ka abuzuar me pozitën dominuese treg.

Përveç mungesës së theksuar të fakteve mbi të cilin është marrë ky vendim, dhe përkundër sqarimeve të dhëna, AKK nuk ka arritur ta kuptojë funksionimin e tregut të derivateve dhe faktorëve që ndikojnë në vendosjen e çmimeve, që në rastin e korporatës HIB janë të shumtë, duke përfshirë; modelin vetanak të caktimit të çmimeve, të sqaruar në seancën dëgjimore të datës 14 shkurt 2020 bazuar në projekt buxhet, rritjen e çmimeve sezonale të berzës dhe furnizimin më të shtrenjtë, kufizimet dhe kërkesat e bankave sa i përket kredive dhe mbitërheqjeve, investimet kapitale të kompanisë në zgjerimin e rrjetit të saj të shitjes, rritja e shpenzimeve si pasojë e rritjes së pagave të punëtorëve (me mbi 300 mijë euro), shpenzimeve tatimore, rritjet e tarifave nga rregullatori si licencat e shumta, pastrimi i rezervuareve apo edhe rritja e kostove nga qeratë, rabatet vjetore të grumbulluara në fundvit, apo edhe investimet në sistemet e brendshme operative dhe investimet që synojnë harmonizim me legjislacionin ndërkombëtar.

“Metodologjia e vendosjes së çmimeve nga ana e HIB Petrol është metodologji e pavarur biznesore e bazuar në modelin e saj biznesor, dhe e cila metodologji e çmimeve nuk ka ndikuar dhe nuk ka pasur asnjë efekt në çregullimin e konkurrencës në industrinë e naftës dhe benzinës. Vendosja e çmimeve nga HIB Petrol është në përputhje me modelin e saj biznesor të aplikuar në vite, dhe çmimet e vendosura nga HIB Petrol kanë qenë të ndryshme nga të gjitha kompanitë tjera dhe nuk ka pasur çmime uniforme, prandaj nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë provë për praktikë të bashkërenduar/marrëveshje” ka thënë Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv në HIB Petrol.

“Në kohën kur e gjithë vëmendja jonë është në gjetjen e modelit më të mirë për mbijetesën ekonomike dhe ruajtjen e vendeve të punës për mbi 1300 të punësuar në korporatën tonë, të cilët duam të vazhdojmë t’i paguajmë rregullisht dhe me paga të plota, përkundër goditjes së drejtpërdrejtë që kemi marrë nga pandemia, ne duhet tani poashtu të luftojmë edhe me vendime krejtësisht të padrejta, gjë që e bën ambientin tonë të të bërit biznes pothuajse të pamundur dhe me rrezik të përgjithshëm ekonomik, si për punëtorët tanë, ashtu edhe për vendin, ndaj të cilit ne vazhdimisht paguajmë më së shumti taksa dhe tatime”.

Prandaj, sidomos në këtë kohë shumë sfiduese për të gjithë na nevojiten institucione që gjejnë forma për mbështetje dhe stimullime për dalje nga kriza ekonomike, dhe jo autoritete që marrin vendime të pabazuara, të padrejta dhe ndëshkuese, të cilat do ta vështirësojnë edhe më tej gjendjen tonë të përgjithshme socio-ekonomike, duke shkaktuar kriza të tjera me mision shkatërrues, dhe dëme të pariparueshme ndaj nesh në veçanti, dhe gjithë tregut në përgjithësi.

Vlen të përsëritet se HIB është korporata më e madhe në Kosovë, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Pikërisht në 2018, për 10 vjet shtetësi, HIB ka paguar rreth 500 milionë euro në buxhetin e shtetit, ndërsa dobia e përgjithshme ekonomike që HIB ka krijuar në Kosovë është edhe më e madhe sesa shuma direkte që korporata ka paguar në institucionet e tatimit dhe doganës.

About the author