sq
Ferizaj 1
Ferizaj 1
Ferizaj 2
Ferizaj 3
Bibaj - Ferizaj 4
Çagllavice
Lipjan 1
Lipjan 2
Fushë Kosovë
Komoran
Prizren
Prizren 2
Mitrovicë
Shkabaj
Podujevë
Gjilan
Pejë
Viti
Deponia Bablak
Drejtoria
Pika : 049 780 009 - Restoranti : 044 666 999 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Talinoc i Muhaxherëve, Magj. Ferizaj-Prishtine
Pika : 049 188 444 - Restoranti : 044 105 505 E hëne - E diel 24/7 Rr. Brahim Ademi
Pika : 049 153 999 - Restoranti : 044 190 666 E hëne - E diel 24/7 Rr. Driton Islami
Pika : 049 949 666 - Restoranti : 044 571 666 E hëne - E diel 24/7 Magj. Ferizaj Gjilan, Fshati i Vjetër
Pika : 049 628 888 - Restoranti : 044 121 333 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Preoc, Magj. Prishtine-Ferizaj
Pika : 049 432 000 - Restoranti : 044 101 999 E hëne - E diel 24/7 Magj. Ferizaj-Prishtine, Llapnaselle
Pika : 049 780 025 - Restoranti : 044 109 099 E hëne - E diel 24/7 Magj. Prishtine-Ferizaj, Llapnaselle
Pika : 049 152 333 - Restoranti : 049 341 111 E hëne - E diel 24/7 Bresje, Fushe Kosovë
Pika : 049 153 555 - Restoranti : 044 106 606 E hëne - E diel 24/7 Komoran, Drenas
Pika : 049 153 666 - Restoranti : 044 140 333 E hëne - E diel 24/7 Rr. e Tiranës, Zona Industriale
Pika : 049 137 555 - Restoranti : 044 990 019 E hëne - E diel 24/7 Rr. Uke Bytyqi, Prizren
Pika : 049 152 444 - Restoranti : 044 170 666 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Shupkovc, Magj. Prishtine-Mitrovicë
Pika : 044 522 111 - Restoranti : 049 949 555 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Shkabaj, Magj. Prishtinë-Mitrovicë
Pika : 049 949 333 - Restoranti : 044 666 135 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Llapashtice e Poshtme, Magj. Podujevë-Prishtinë
Pika : 049 154 999 - Restoranti : 044 408 888 E hëne - E diel 24/7 Fsh. Shillovë
Pika : 049 949 444 - Restoranti : 044 666 143 E hëne - E diel 24/7 Rr. Zahir Pajaziti
Pika : 049 192 777 - Restoranti : 044 108 222 E hëne - E diel 24/7 Rr. Rexhep Bislimi, Viti
049 780 022 E hëne - E shtune, 07:00 - 19:00 Fsh. Bablak
+383 38 777 777 E hëne - E premte, 08:00 - 16:00 Fsh. Preoc, Magj. Prishtinë-Ferizaj, Çagllavicë
Çertifikuar
ISO 9001
Çertifikuar
ISO -14001
Më e mira
1# në Kosovë
Mëso më shumë

Lista e 10 tatimpaguesve më të mëdhënj të vitit: HIB sërish në vendin e parë me rreth 70 milionë euro tatime të paguara!

Në treshen e parë të tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë për vitin 2019 është HIB Petrol me 70 milionë euro, e përcjellë nga Buqaj me rreth 60 milionë dhe British American Tobacco me rreth 43 milionë euro të paguara në tatime.

Prishtinë, 31 dhjetor 2019 – Për çdo vit, bizneset kosovare të të gjitha llojeve dhe madhësive janë kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit. Megjithatë, korporatat e mëdha në Kosovë përbëjnë burimin kryesor të të hyrave vjetore me shuma multimilonëshe në arkën e shtetit, duke e bërë dallimin dhe shkëputjen nga bizneset tjera kontribuuese në buxhetin vjetor të vendit.

Edhe këtë vit, lista e top 10 tatimpaguesve kryesor tregon se këto 10 biznese të mëdha sjellin qindra miliona euro në buxhet brenda një viti të vetëm. Për rreth 10 vite me radhë, listës së tatimpaguesve kryesor në Kosovë i prin korporata HIB Petrol.

Nga burimet e Doganës së Kosovës thuhet se përgjatë vitit 2019, HIB Petrol i ka sjellë buxhetit të shtetit rreth 70 milionë euro në taksa dhe tatime, ndërsa në vendin e dytë është kompania Buçaj e cila ka rreth 60 milionë euro të paguara në tatime ndaj shtetit gjatë vitit që po e lëmë pas. Në vendin e tretë është korporata multinacionale që merret me produktet e duhanit, British American Tobacco që në buxhetin e shtetit tonë ka paguar rreth 43 milionë euro tatime.

Gjatë vizitës së fundit në HIB Petrol, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se patriotizmi më i madh modern është kontributi ndaj ekonomisë vendore me tatime, punësim dhe investime kapitale, siç HIB vazhdon të bëjë për çdo vit.

“Kompania “Hib Petrol” e ka kuptuar rëndësinë e kontributit për vendin, duke punuar, duke sofistikuar dhe duke u ofruar shërbime moderne, qoftë këtë pjesën ku ka filluar e naftës apo edhe në shumë investime tjera që i ka bërë në vend. Dhe kjo është më e pakta që ne bëjmë, me ardh dhe me vlerësu këtë kompani për fundvit kompaninë me kontributin më të madh në buxhetin e shtetit” ka thënë Rukiqi. Rukiqi ka premtuar se përkrahja e Odës për kompanitë vendore do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lista e dhjetëshes së parë të biznesve tatimpaguese vazhdon me Prima Tobacco me 42.6 milionë euro të paguara, ndërsa në vendin e pestë është Al Petrol, e përcjellë nga Lab Oil, Ex Fis, Alba Petrol dhe Petrol Company.

Në vendin e dhjetë është Elkos me 19.4 milionë euro tatime të paguara gjatë vitit 2019.

About the author